Misioni i Zyrës së IT-së është t’i ofrojë institucionit zgjidhje dhe shërbime teknologjike në mënyrë efektive dhe të sigurt.
Përgjegjësitë kryesore janë:
- Departamenti i IT-së është përgjegjës
për mirëmbajtjen e sistemit informativ të Kolegjit Universitar Wisdom, të
azhornuar me ndryshimet e përshtatshme teknologjike.
- E gjithë infrastruktura e KU
Wisdom, përfshirë edhe rrjeti kompjuterik, janë në monitorim dhe kontroll te
vazhdueshëm nga ana e stafit te IT. Përveç sigurisë së rrjetit, nëpërmjet
monitorimit mundësohet edhe siguria fizike e pajisjeve informatike.
- Aksesimi në sistemin kompjuterik
te institucionit , akseset për brenda rrjetit dhe nga interneti janë të
autorizuara dhe të menaxhuara nga Zyra e IT-së. Ato u jepen personave përkatës
me qëllim të kryerjes së detyrave të caktuara në mënyrë të sigurt. Perpjekjet
për hyrje të pa-autorizuara refuzohen automatikisht.
- Aksesimi në internet është i
rregulluar në bazë të kategorisë së faqeve. Sistemi i filtrimit të web-it
parandalon qasjen e përdoruesve në faqe të dëmshme dhe të padëshiruara.
- Në aspektin e ruajtjes dhe
fshehtësisë së të dhënave, Zyra e IT-së është përgjegjëse për marrjen e
veprimeve të duhura në perputhje me politikën e KU Wisdom për të ofruar
sigurinë e duhur .
- Departamenti i IT-së është
përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat
ndeshen përdoruesit e sistemit.