Rektori
Prof.Dr. Lush Perpali ka mbaruar studimet
universitare për Ekonomi Financë me “Medalje të Artë”. Ka marrë Titullin Akademik
“Profesor” nga Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademik të Republikës së
Shqipërisë, Titullin Akademik “Profesor i Asociuar” dhe Gradën Shkencore
“Doktor” nga Komisioni Shtetëror i Kualifikimit Shkencor . Ai mban gjithshtu
titullin “Ambasador i Paqes” (Ambassador for Peace), dhënë nga Federata Ndërkombëtare
për Paqen në Botë (International Federation for World Peace).
Prof.Dr. Lush Perpali, ka kryer detyra të rëndësishme
në drejtimin e shtetit shqiptar si Zv/ Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe dy
herë anëtar i Këshillit të Ministrave, Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme
në qeverinë e Pajtimit Kombëtar të vitit 1997 si dhe Sekretar Shteti për
pushtetin lokal në qeverinë pasardhëse në vitin 1998. Është zgjedhur disa herë
deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga zona elektorale në rrethin Tropojë dhe nga
zona elektorale në Tiranë.
Aktiviteti i pasur i tij paraqitet edhe në fushën
akademike si profesor për 12 vjet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit
Bujqësor Tiranë dhe në shkollën pasuniversitare në Fakultetin Ekonomik të
Universitetit të Tiranës. Më vonë ka vazhduar mësimdhënien në universitete me
kohë të pjesshme edhe për disa vite të tjera, duke qënë vazhdimisht i lidhur me
veprimtarite akademike-universitare. Si profesor në universitet ka qenë titullar
në disa lëndë mësimore dhe ka kryer udhëheqje shkencore në disa tema për
studime pasuniversitare për marrje gradash shkencore, ashtu sikurse ka bërë
recenca dhe oponenca për disa punime të tilla. Ka marrë pjesë disa herë në komisionet
e vlerësimit për titujt akademikë “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe për
gradat shkencore “Doktor i Shkencave”.
Prof.Dr. Lush Perpali ka botuar me bashkautorë
disa tekste universitare dhe parauniversitare. Ai ka botuar disa libra monografi
si:
- Çështje të
Konkurrencës në Ekonomi “Ideart“ Tiranë 2006
- Probleme të
analizës së treguesve ekonomikë, Shtëpia botuese “Mihal Duri” Tiranë 1988
- Probleme të rendimentit
të punës në ekonomitë bujqësore Tiranë 1989
- Metoda për
studimin e efektivitetit në ekonomi, Shtëpia Botuese “Marin Barleti” Tiranë
2004
- Kohë të
vështira tranzicioni, Shtëpia Botuese “Marin Barleti” Tiranë 2004
Read moreRektori

Ka botuar gjithashtu mjaft artikuj shkencorë dhe kumtesa të mbajtura brenda dhe jashtë vendit. Prof.Dr Lush Perpali ka kontribuar në ngritjen e institucioneve të pavarura në Shqipëri dhe Kosovë. Ka qënë zv/Kryetar i Komisionit Shqiptar të Konkurencës (për një periudhë ka kryer edhe detyrën e Kryetarit) në vitet 2004-2009. Ndërsa në Republikën e Kosovës, në kuadrin e projekteve ndërkombëtare për ngritjen e institucioneve të këtij shteti të ri, ai ka qenë ekspert ndërkombëtar ku ka kontribuar në ngritjen dhe vënien në punë të Komisionit Kosovar të Konkurencës si institucion i pavarur i krijuar me ligj, në vitet 2011-2013. Aktualisht është Rektor i Kolegjit Universitar “Wisdom” Tiranë.