MisioniKlinika psikologjike “Urtësia” është ndërtuar për të shërbyer si një mjedis për trajnimin estudentëve të psikologjisë në Kolegjin Universitar “Wisdom”, për të ofruar trajnime përprofesionistët e fushës dhe për të ofruar shërbime me cilësi të lartë dhe kosto të ulët përstudentët, pjesëtarë të tjerë të KU Wisdom dhe komunitetin.
ShërbimetTrajnime, seminare, workshop-s Në përputhje me vizionin e saj, klinika ofron trajnime për për
përmbushjen e nevojave të profesionistëve të fushës. Gjithashtu klinika mirëpret sugjerimet dhe kërkesat
e vetë profesionistëve dhe/apo palëve të treat të interesuara dhe në përputhje
me mundësitë e saj angazhohet për plotësimin e tyre.
Supervizim i praktikaveNë klinikën psikologjike “Urtësia” studentëve të ciklit të parë dhe
atyre të ciklit të dytë për psikologji, u ofrohet mundësia e vëzhgimit dhe
analizimit të seancave psikologjike përmes dëgjimit dhe shikimit të seancave të
regjistruara. Po ashtu ata munden të
improvizojnë zhvillimin e seancave terapike
Vlerësim psikologjikNë këtë klinikë kryhen vlerësime psikologjike të
disallojshme. Ato i japin përgjigje një
ose më shumë çështjeve specifike për të cilat personi i drejtohet klinikës për
vlerësimin në fjalë. Vlerësimi
psikologjik në mjediset tona zgjat zakonisht mes dy dhe tre takimeve, ndërsa në
rastë të veçanta mund të kërkojë më shumë kohë.
Raporti i vlerësimit përfundohet Brenda 15 ditëve nga data e takimit të
fundit të klientit.
Këshillim psikologjikKy është një shërbim që
klinika e ofron individualisht dhe në grup varësisht nga lloji i problematikës,
mprehtësia dhe urgjenca e saj te klientë të ndryshem dhe mundësitë kohore të
profesionistëve tane.
Këshillimi ofrohet për
problematikat e mëposhtme:
- Ngjarjet
jetësore
- Shëndeti
dhe sëmundjet
- Marrëdhëniet
ndërpersonale duke përfshirë shkahtësitë sociale
- Prindërimi
dhe familja
- Studimi
dhe puna
- Vështirësitë
në të nxënë
- Problemet
emocionale dhe sjellore
- Humbja
dhe pikëllimi
Oraret
dhe takimet
Klinika është e hapur
dy herë në javë, të martën dhe të enjten nga ora 12.00 deri në 15.00
Për të lënë takime mund
të ndiqni një nga mënyrat e mëposhtme:
Telefononi në numrin
+355(0)42200063
Shkruani në postën
elektronike kpurtesia@yahoo.com
Adresa
Rruga
Medar Shtylla, Komuna e Parisit, 1000, Tiranë
(Në
mjediset e KU Wisdom)
Tarifat
Ndonëse klinika ka qëllime
jo-fitimprurëse për shërbimet që i ofrohen komunitetit zbatohen tarifa të
arsyeshme dhe pagesat u bëhen profesionistëve në përfundim të seancës përkatëse.
Për
studentët e KU Ëisdom shërbimet ofrohen falas.