RRETH NESH
Qendra “Klinika Ligjore Wisdom” është një organizatë jo-fitimprurëse
shqiptare, me selinë në Tiranë, e themeluar në vitin 2016 nga Kolegji
Universitar “Wisdom” për ti ardhur në ndihmë studentëve të Fakultetit të Drejtësisë
në këtë Kolegj.
Është e domosdoshme që këto dije teorike të marra në auditoret e Fakultetit
të Drejtëisë, e drejta materiale dhe ajo proceduriale të zbatohen dhe aplikohen
në praktikë në mënyrë që të njihet nga afër e drejta dhe të kuptohet tërësisht nga
studentët. Në çdo rast ajo që synohet është përmirësimi i tyre dhe ofrimi i
programeve akademike sa më të arrira për studentët në përpjekje për të krijuar juristë të aftë
dhe të gatshëm për t‟u përballuar me sfidat e profesionit por edhe të kohës.
Qendrës “Klinika Ligjore Wisdom” është zbatim i ligjit në praktikë me
qëllim jofitimprurës, që i shërben interesit publik. Klinika e ligjit lindi si
një metodë mësimdhënie për të ndihmuar studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe
të Programit Profesional “Asistentë Juridik” në mësimin praktik të së drejtës,
dhe ofron ndihmë juridike falas. Në kuptimin akademik, klinika e ligjit ofron
përvojë praktike për studentët e të drejtës në Fakultetin e Drejtësisë si edhe
shërbime të ndryshme ligjore në drejtim të shtesave, kryesisht vunerabël të
popullsisë që nuk kanë mundësi të sigurojnë një ndihmë të tillë profesionale
kundrejt pagesës.
Qendra ka një staf të përgatitur avokatësh të cilët janë pedagog të
Fakultetit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar “Wisdom” të cilët, së bashku
me studentët ofrojnë edukim ligjor për qytetarët duke organizuar leksione të
hapura për çështje ligjore që shqetësojnë komunitetin. Klinika ofron ekspertizë
ligjore për përmirësimin e
legjislacionit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, duke ofruar ide,
propozime konkrete, hartimin e projektligjeve, zhvillimi i oponencës për
legjislacionin sidomos duke mbështetur grupet të cilat janë të dobëta. Ofrimi i konsulencës juridike për personat të
cilët janë në pamundësi ekonomike dhe me probleme sociale është një nga
veprimtaritë e Qendrës.
SHËRBIMET
Shërbimet e Qendrës “Klinika Ligjore Ëisdom” janë:
- Klinika
ofron përfaqësim në: të gjitha shkallët e gjyqësorit , të gjitha prokuroritë e
Republikës së Shqipërisë, në zyrat e Republikës së Shqipërisë dhe në çdo zyrë
tjetër që i përfaqësuari do të ketë nevojë
- Studimi
i gjithanshëm i veprimtarisë së pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, apo dhe më gjerë
- Studimi
i gjithanshëm i shërbimeve juridike ne Republikën e Shqipërisë, apo dhe më
gjerë, që kanë të bëjnë, me ofrimin e shërbimeve në fushën e Avokatisë,
Noterisë, Ndërmjetësimit, Arbitrazhit dhe Shërbimit Përmbarimor
- Studimi
i gjithanshëm i sistemit të qeverisjes qendrore dhe vendore ne Republikën e
Shqiperisë, apo dhe më gjerë
- Trajnimi
i shërbimeve juridike në Republikën e Shqipërisë, apo dhe më gjerë, dhe ofrimi
i trajnimeve shkencore për personat fizik e juridik që ofrojnë shërbime
juridike në fushën e Avokatisë, Noterisë, Ndërmjetësimit, Arbitrazhit dhe
Shërbimit Permbarimor
- Bashkëpunimi
me organet e pushtetit qendror dhe vendor për trajnimin e punonjësve në këto
institucione dhe ofrimin e trajnimeve në organet e qeverisjes vendore
- Nxitja
e ndërmarrjes së studimeve në fushën e Avokatisë, Noterisë, Ndërmjetësimit,
Gjyqësorit, Shërbimit Permbarimor, Jurispudencës në përgjithësi dhe qeverisjes
qendrore e vendore
- Vendosja
e lidhjeve të vazhdueshme me të gjithë studiuesit në vend, Kosovë, Maqedoni,
Mal i Zi, Arvanitas, Arbëresh dhe diasporë si dhe të huaj, që merren me çështjen
e studimit të jurisprudences
- Lidhja
me institucionet shkencore dhe arsimore, universitetet dhe shkollat e vendit
për bashkërendimin e punës lidhur me trajtimet dhe shërbimet juridike
- Botimi
i krijimeve të ndryshme, referateve, artikujve, librave etj. me temë nga
Shërbimet Juridike
- Vendosja
e lidhjeve me OJF të ngjashme ose të përafërta në programe, për të koordinuar
veprimtarinë me to.