Kërimi Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë
Të dashur studentë, kolegë, dhe universitete apo institucione
partnere:
Veprimtaria
kërkimore – shkencore dhe marrëdhëniet me jashtë në Kolegjin Universitar
“WISDOM”, organizohen dhe zhvillohen në përputhje me kërkesat e ligjit Nr.80 /
2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL në Republikën e
Shqipërisë’’.
Kolegji
Universitar “Wisdom” kryen veprimtari kërkimore-shkencore bazë ose të zbatuar,
studime, projekte për zhvillim dhe veprimtari të tjera krijuese, sipas misionit
dhe objektivave specifikë të tij.
Veprimtaritë
e kërkimit shkencor realizohen mbi bazën e programeve dhe të projekteve të
miratuara.
Njësia e Kërkimit Shkencor dhe Marrëdhënieve me Jashtë:
▪ nxit dhe mbështet nisma në fushën e kërkimit shkencor mes
departamenteve, si dhe koordinimin me institucionet akademike, brenda dhe
jashtë vendit;
▪ promovon veprimtarinë kërkimore shkencore të Kolegjit, brenda
dhe jashtë vendit;
▪ mbështet partneritetin me universitete të tjera si dhe nxit
zhvillimin e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve në kudër të
projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
