Scientific Research and Foreign Relations
Të dashur studentë, kolegë,
dhe universitete apo institucione partnere:
Veprimtaria
kërkimore – shkencore dhe marrëdhëniet me jashtë në Kolegjin Universitar
“WISDOM”, organizohen dhe zhvillohen në përputhje me kërkesat e ligjit Nr.80 /
2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL në Republikën e
Shqipërisë’’. Kolegji Universitar “Wisdom” kryen veprimtari kërkimore-shkencore
bazë ose të zbatuar, studime, projekte për zhvillim dhe veprimtari të tjera
krijuese, sipas natyrës dhe objektivave specifikë të saj. Veprimtaritë e
kërkimit shkencor realizohen mbi bazën e programeve dhe të projekteve të
miratuara. Njësia e Kërkimit Shkencor dhe Marrëdhënieve me Jashtë:
-nxit dhe mbështet nisma në
fushën e kërkimit shkencor mes departamenteve, si dhe koordinimin me
institucionet akademike, brenda dhe jashtë vendit;
-promovon veprimtarinë
kërkimore shkencore të Kolegjit, brenda dhe jashtë vendit;
-mbështet partneritetin me
universitete të tjera si dhe nxit zhvillimin e mobilitetit të personelit
akademik dhe studentëve në kudër të projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.