Njoftohen të interesuarit se pranë Kolegjit Universitar “ Wisdom” shpallet konkursi për vend të
lirë pune specialist i Këshillimit të karrierës dhe jetës studentore
Të interesuaritpër punësim duhet të plotësojnë këto kritere:
- të përgjithshme:
- të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
- të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë;
- të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen vepre penale me
dashje;
- të mos jetë marrë masë disiplinore ndaj tyre .
- të veçanta
-Të ketë përfunduar të paktën ciklin I (Bachelor);
-Të jetë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme promovuese dhe informuese, panaire ,
seminare, konferenca te ndryshme.;
-Të ketë kryer praktikë profesionale;
- Të ketë shkathtësi dhe aftësi marketingu;
- Të synoj rritjen e efektivitetit të dialogut nëpërmjet takimeve të vazhdueshme të studentëve.
- Aftësi pune në grup.
Kandidati aplikant duhet të paraqesë pranë Zyrës së burimeve njerëzore
këshillimit të karrierës dhe jetës studentore dokumentet si vijon:
- Kërkesë
- Jeteshkrimin e tyre, (CV)
- Kopje të diplomës universitare/pasuniversitare
- Kopje te kartës së identitetit
- Letër interesi
Në ketë fazë nuk kërkohen dokumente origjinale ose të noterizuara.
Zyra e Burimeve Njerëzore, Këshillimit të Karrierës
dhe Jetës Studentore KU “Wisdom”