Njoftojmë se Kolegji Universitar Wisdom do të hapë auditoret në datën 8 Qeshor deri 23 Qeshor , për konsultime me profesorët përkatës sipas orarit bashkëlidhur vetëm për studentët diplomantë ( vitet e treta bachelor, vitet e dyta master dhe vitet e dyta asistent).
Gjatë kësaj periudhe do të informoheni për provimet e mbartura dhe ato të sezonit ,praktikën dhe temat e diplomave për ato që do të mbrojnë diplomën.
Hapja e auditoreve do të bëhet bazuar në të gjitha protokollet e sigurise për Covid 19 (ambjentet janë të dezifektuara).
Gjithashtu njoftojmë se kthimi në auditore për studentet e viteve të para dhe të dyta bachelor dhe vitet e para MSC e Asistent do të jetë në Shtator sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit.