Kolegji Universitar Wisdom në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë ka arritur në një marrëveshje që të gjithë studentët tanë ashtu si studentët e Universiteteve shtetërore të pajisen me Kartën e Studentit.

Sot në ambjentet e Kolegjit Universitar Wisdom informuam studentet lidhur me benefitet që u ofron Karta e Studentit.Ata kanë te drejtë që të vijnë pranë Bibliotekës ku gjendet dhe Specialistja e Këshillimit të Karrierës dhe Jetës Studentore deri më 13 Nëntor 2019 për të shënuar të dhënat e tyre.