Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Kolegjit Universitar "WISDOM" dhe "AGRO & SOCIAL FUND", ftohen studentët dhe të diplomuarit në KU "WISDOM" të marrin pjesë në trajnimin me temë "STARTUP-ET E BIZNESEVE DHE FINANCIMI I TYRE".

Trajnimi do të realizohet nga Lektore Dr. Vjollca Muçaj, eksperte e mirenjohur në fushën e financave, Drejtore e Departamentit të Riskut në "Agro & Social Fund". Në datën 29.02.2020 në orën 16.30-18.00 pranë qendres Smart Center Tiranë, tek shallvaret.

Per t'u bërë pjesë e ketij trajnimi, Ju lutem duhet të regjistroheni në sekretarinë e Kolegjit Universitar "WISDOM". Për më shumë informacion rreth trajnimit, mund të kontaktoni me, Specialistin e Këshillimiy të Karrierës dhe Jetës Studentore Znj. Rogerta Leka.
Kontakt: E-mail: rogertaleka@wisdom@edu.al