Kolegji Universitar “ Wisdom”, hap sot në dt. 14.02.2020 konkurimin për
1 (një) vend të lirë pune për personel akademik, organizuar nga: 1. Fakulteti i
Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore semestri II- viti akademik 2019-2020, si vijon :
Departamenti i Psikologjisë, kërkon të punësojë personel akademik(Lektor)
me kohë të pjesëshme, me tituj/gradë shkencore : Profesor, Prof.Asoc. ose Dr. në
këto disiplina :
1.Kurrikul Shkollore,
2.Psikologji Edukimi (e avancuar)
në përputhje me kriteret e përgjithshme si vijon:
- Të kenë notën mesatare mbi 8
-Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për veprat penale të kryer me
dashje.
Kriteret preferenciale për konkurim, kandidatët që zotërojnë aftësi në disiplinat
Kurrikul Shkollore dhe Psikologji Edukimi;
- Kanë titullin “Profesor” dhe janë në moshën deri 68 vjeç
-Kanë titullin “Prof.Asocuar” dhe janë në moshën deri 68 vjeç
-Kanë gradën shkencore “Doktor” dhe janë në moshën deri 68 vjeç
-Përvojë pune në mësimdhënie
-Të ketë kryer kurse kualifikimi dhe trajnimi brenda/jashtë vendit
-Aftësi kompjuterike (vërtetuar me dëshmi )
-Njohuri të gjuhëve të huaja (vërtetuar me dëshmi nga UT ose nga testet
ndërkombëtare).
-Botime tekste/monografi/artikuj shkencor të botuar brenda ose jashtë shtetit
-Referime në konferenca shkencore kombëtare/ndërkombëtare
-Aftësi të mirë komunikimi në auditor.

2.Fakulteti i Drejtësisë, për semestrin II 2019-2020, kërkon të punësoje pranë
departamentit të Drejtës Private, personel akademik me kohë të të pjesëshme me
grade shkencore Dr, Prof Ass ose Profesor. Janë të mirëpritur gjithashtu kandidatë me
Msc ose në proces doktorature, në këto disiplina :
- Prokurimet Publike
- E drejtë Biznesi,
në përputhje me kriteret e përgjithshme si vijon:
- Të zotërojë të paktën diplomën “Master i Shkencave” ose të barasvlevshme në këto
disiplina : shkenca juridike, shkenca ekonomike dhe shoqërore;
- Të ketë notën mesatare të përgjithshme të diplomës universitare mbi 8, ndërsa mesatare
e gruplëndëve të profilit mbi 8.5;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen vepre penale
me dashje;
Kanë përparësi në konkurim kandidatët që zotërojnë:
- Diplomë të nivelit të dytë Master i Shkencave, si dhe të kenë përfunduar ciklin e tretë të
studimeve;
- Të vazhdojnë studimet për doktoraturë në universitetet publike brenda ose jashtë vendit
ose në universitete private me program të akredituar;
- Të kenë gradën shkencore doktor/të barazvlefshme dhe janë nën moshën 63 vjeç;
- Të kenë titullin profesor i asocuar dhe janë nën moshën 63 vjeç ;
- Të kenë titullin profesor dhe janë nën moshën 67 vjeç;
- Përvojë pune në mësimdhënie;
- Të kenë kryer kurse kualifikimi pasuniversitare brenda dhe jashtë vendit
- Njohuri të gjuhëve të huaja;
- Referime në konferenca shkencore kombëtare/ndërkombëtare;
- Aftësi të mira komunikimi në auditor;
- Botime tekstesh mësimore/monografi/artikuj shkencorë të botuar brenda dhe jashtë
vendit.
Janë të lutur, kandidatet e interesuar të dërgojne brenda datës 24.02.2020 pranë Zyrës
së Burimeve Njerëzore Këshillimit të Karrierës dhe Jetës Studentore të KU “Wisdom”,
ose nëpërmjet e-mail : www.wisdom.edu.al dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Kërkesë
2. Jeteshkrimin e tyre, (CV)
3. Kopje të diplomës universitare/pasuniversitare
4. Kopje te kartës së identitetit
5. Letër interesi
6. Letër reference.

Për më shumë informacion mund të telefononi edhe në nr.0692858469.