Në datën 22 Shkurt fillon kursi i formimit mbi standartet ISO9001-2015
Siç është prezantuar dhe më parë nga ne si edhe në hapjen e vitit akademik në tetor 2019, në 22 Shkurt 2020 hapet kursi i ri i formimit mbi standartet ISO9001-2015, që do të zhvillohet nga DRC-CERT në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “WISDOM”.ISO9001-2015 është standarti për sistemet e kontrollit të cilësisë (SGQ), më i njohuri në nivel ndërkombëtar, dhe për këtë arsye shoqëritë në mbarë botën investojnë në formimine stafit të tyre në kuadrin e cilësisë. Kursi që do të zhvillohet pranë Kolegjit Universitar “WISDOM”, në rrugën Medar Shtylla, Tiranë, në godinën A, në katin e dytë, në sallën nr.3, është vetëm fillimi i kurseve formuese ISO9001-2015 dhe është ideal për çdo profesionist dhe shoqëri. Kursi zgjat 40 orë dhe prezanton një hyrje të standarteve, përshkruan kërkesat themelore dhe terminologjinë e zbatueshme, duke nënvizuar rëndësinë e kontrollit të cilësisë për bizneset dhe gjithësektorët e interesuar. Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë pjesmarrjeje me të cilëndo të kenë mundësinë të propozohen si Konsulentë për Kontrollin e Sistemeve të Cilësisë në biznese që kanë nevojë për një çertifikim të tillë në konkurse publike, dhe mund tazgjerojnë rrezen e tyre të veprimit edhe në tregun europian.

Për informacione të tjera drejtohuni në sekretarinë Wisdom dhe në numrin+355 676022736