Në kuadër të programit të veprimtarive kryesore të Departamentit të së Drejtës Private në bashkëpunimin me Zyrën e Kërkimit Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë në kuader të implementimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit për praktikat profesionale do të realizojë trajnimin profesional me temë: “Të njihemi me Marketingun e Bizneseve mbi pronat e paluajtshme”.
Trajnimi do të zhvillohet pranë zyrave të Kompanisë ARMADA SH.P.K në orën 10.00.
Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e programit të studimit me karakter profesional “Agjent i Pasurive të Paluajtshme”