Njoftojmë se në dy javët në vazhdim,çdo ditë në ora 10.00-11.00,do të zhvillohen cikël leksionesh me temë “Principles of Microeconomics” të organizuara nga Njësia e Kerkimit Shkencor dhe Marrëdhënieve me Jashtë dhe Departamenti i Ekonomisë së Kolegjit Universitar Wisdom, me profesorin amerikan Ronald M. Nate, Ph.D (Professor Economics Brigham Young University-Idaho.)

Përkatësisht java e parë nis në datë 3-6 Dhjetor 2019 në ditët (E martë,e mërkurë,e enjte dhe e premte) me cikël leksionesh Virtual classes, ku studentët do të behen pjesë e një grupi të krijuar nga accounti Kooridnatore Wisdom në aplikacionin GoToMetting ku do të zhvillohet leksioni në video call.Për cdo student të interesuar mund të na shkruaj për të shpjeguar më tej hapat që duhet të ndjekin për tu bërë pjesë e grupit.

Dhe java e dytë e ciklit të leksioneve do të zhvillohet në auditor nga data 9-13 Dhjetor në orën 10.00-11.00.