Departamenti i Ekonomisë, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore në Kolegjin Universitar "WISDOM" organizon leksion online me temë:
“Problematikat e biznesit në kohën e pandemisë, rimëkëmbja” ku
kemi kënaqësinë të kemi të ftuar Dokt. Marjeta Xhabrahimi (Kodra).
Gjithashtu tema tjetër “ Tregu i punës gjatë pandemisë” do të trajtohet nga e ftuara Dr.Rajmonda Behluli.
Na ndiqni ditën e martë, datë 2 Qershor 2020 në orën 11.00 në livestream facebook në faqen tonë zyrtare Kolegji Universitar " Wisdom".