Në datën 5 Mars 2020 u realizua një takim i organizuar nga Specilistja e Këshillimit të Karrierës dhe Jetës Studentore dhe IT e K U Wisdom, ku ishte  ftuar i gjithë stafi akademik i Kolegjit Universitar Wisdom për të diskutuar mbi mbarëvajtjen e website si dhe rrjeteve sociale të K U Wisdom.Gjatë takimit u diskutua më tepër mbi rubrikën “Portali i Studentit/Pedagogut” në të cilën janë transparente shumë procese që realizohen gjatë semestrave si notat, mungesat, hedhja e leksioneve ,libraria etj.

Në këtë takim pati shumë sugjerime e kritika të cilat do të merren parasysh në përmirësimin e rrjeteve sociale të K U Wisdom.