Në bazë të vendimit te Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, për mbylljen e institucioneve arsimore deri në pëerfundim të pandemisë Covid 19, Kolegji Universitar Wisdom filloi procesin e zhvillimit të mësimit on-line.

Kujdes të veçantë i është kushtuar lëndës se re me zgjedhje në kuadër të projektit Erasmus plus KA2 Capacity Building in Higher Education, e quajtur Studime Kulturore në Biznes. Përveç studentëve të KU Wisdom kanë treguar interes edhe studentë të Universitetit të Tiranës, fakulteti Ekonomisë dhe studentë nga universitete private. Dr. Enriko Ceko i ka kushtuar një vëmendje të veçantë temave që po trajtohen dhe të cilat janë 5 deri tani, si dhe studentëve duke pasur një feedback shumë pozitiv.

Më pas do të jetë Dr. Edit Bregu dhe Msc. Ajla Ngjeliu që do trajtojnë leksione të tjera deri në përfundimin me sukses të lëndës me zgjedhje SKB. Falenderojmë pedagogët për dedikimin, angazhimin dhe punën intelektuale në transmetimin e dijeve! Gjithashtu, falenderojmë edhe studentët për interesin, impenjimi dhe seriozitetin në këtë sipërmarrje!