Bashkëpunime Kombëtare

 
 
 

Bashkëpunime Ndërkombëtare

 
 
 
 
Partneriteti i lidhur ngushtë me strategjinë institucionale afatgjatë të zhvillimit
Në realizimin e misionit të tij, në kuadër të Strategjisë afagjatë të zhvillimit, Kolegji Universitar “Wisdom”, do të promovojë zhvillimin e lirë të studimit, të procesit mësimor dhe të kërkimit shkencor, bashkëpunimin në shkallë të gjerë me institucione të arsimit të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare, hapjen ndaj komunitetit shkencor kombëtar dhe ndërkombëtar, bashkëpunimin me administratën shtetërore, raportin e frytshëm bashkëpunues me ndërmarrjet dhe bizneset, me botën e punës dhe të profesioneve si dhe me organizatat jofitimprurëse.

▪ Kolegji Universitar “Wisdom” synon të bëhet një qëndër e rëndësishme rëndese në bashkëpunimin akademik universitar, kërkimin shkencor, aktivitetin botues, dhe promovimin e vlerave zhvilluese e qytetare të arsimit të lartë.
▪ Marrëdhëniet institucionale që Kolegji Universitar “Wisdom” ka vendosur me universitete të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë, bëjnë pjesë në historikun e ngjarjeve shkencore të Institucionit tonë, dëshmijnë se ne të kemi një traditë të konsoliduar kërkimore dhe bashkëpunimi të gjithanshëm. Në perspektivën tonë të bashkëpunimit do të jenë universitete të rajonit, europiane dhe ndërkombëtare.

▪ Kolegji Universitar “Wisdom” mbështet fuqimisht Njësitë për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë si njësi të integruara në strukturat e Kolegjit, të cilat në mënyrë të vazhdueshme do të synojnë lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit si dhe angazhimin e Personelit Akademik dhe Kolegjit si Institucion i Arsimit të Lartë në aktivitete të ndryshme të karakterit shkencor brenda dhe jashtë vendit.

▪ Fokusimi tek partnerët strategjike dhe diversifikim të lidhjeve.

▪ Anëtarësimi në shoqata dhe organizma ndërkombëtarë si dhe pjesëmarrje në aktivitete e veprimtari shkencore e kërkimore vendase, rajonale e ndërkombëtare.

▪ Zbatim dhe thellim të mëtejshëm të marrëveshjeve të lidhuara me universitete partnere brenda dhe jashtë vendit duke synuar thellimin e bashkëpunimit dhe duke bërë të mundur: shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, organizimin e përbashkët të aktiviteteve shkencore, marrjen pjësë në projekte të përbashkëta të kërkimit shkencor në kuadër të programeve TEMPUS, Erasmus +; European Programme for Science and Technology (COST); Rrjeti Euraxess, kualifikimin e stafeve akademike, kryerjen e kërkimeve individuale, bashkëpunimet në kuadër të botimeve në bashkëautorësi etj.