Të dashur studentë!
Në emër të Kolegjit Universitar "Wisdom" uroj të jeni mirë me shëndet Ju dhe të afërmit Tuaj!
U bënë 3 javë që Profesorët dhe studentët nuk janë takuar fizikisht në auditoret e Kolegjit tonë. Gjatë kësaj kohe, studentët kanë marrë leksionet nëpermjet e-mail-it, Classroom meeting, portalit të Kolegjit Universitar "Wisdom".
Kolegji Universitar "Wisdom" ofron përkushtim dhe mbështetje maksimale për të vazhduar normalisht mësimin sikur të ishit ne auditor.
Ju lutem qëndroni në shtëpi duke ndjekur të gjitha udhëzimet zyrtare të institucioneve shtetërore