Kolegji Universitar "Wisdom" ka marrë pjesë në aktivitetin "Ditët e Informimit, Këshillimit të Karrierës" në datat 18-22 Shkurt 2020,të organizuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së bashku me Drejtorinë e Arsimit Tiranë. Stafi i Kolegjit Universitar "Wisdom", së bashku me Rektorin Prof.Dr. Lush Perpali, Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Asc. Dr. Naim Mëçalla dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore Prof. Asoc. Dr. Erika Melonashi dhe studentët mirëpriten nxënësit dhe të interesuarit për ti informuar ata për fushat e studimit, stafin akademik, ambjentet e KU "WISDOM", praktikat mësimore dhe mundësitë e shumta për praktikë që ofron Kolegji pas diplomimit në bashkëpunim me Institucionet e Administratës Publike, Gjykatave, Prokurorive, Zyrave të Avokatisë, Bankave, Shkollat, Zyrave të Kontabilitetit, Qendrave të Këshillimit Psikologjik dhe shumë Institucioneve të tjera shtetërore dhe private. Për më shumë informacion jeni të mirëpritur në ambjentet e Kolegjit Universitar "Wisdom'.