Administrata - Zyra e IT

Wisdom

Informacion per zyren e IT-se

Teknologjia informative është një nga konceptet më të rëndësishme në sektorin e edukimit, jo vetëm në kuptimin e zhvillimit të shërbimeve por edhe te ofrimit te produkteve të reja studentëve dhe stafit akademik.

Misioni
Misioni I Zyres së IT-së është që t’I ofrojë institucionit zgjidhje dhe shërbime teknologjike dhe të udhëheqë zhvillimin e sistemit edukativ në mënyrë efektive dhe të sigurtë.

Përgjegjësitë kryesore janë:

  • • Departamenti i IT-së është përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemi tinformativ të Kolegjit Universitar Wisdom, të azhornuar me ndryshimet e përshtatshme teknologjike. Me këtë qëllim, stafit dhe studenteteve duhet t’u përcillen vazhdimisht zhvillimet e fundit teknologjike në sektorin e IT-së.
  • • Për sistemin informative të Kolegjit Universitar Wisdom rëndësi jetike ka siguria e nivelit të lartë. Për këtë arsye, e gjithë infrastruktura e KU Wisdom, përfshirë edhe rrjeti kompjuterik, janë në monitorim dhe kontroll te vazhdueshëm nga ana e stafit te IT. Përveç sigurisë së rrjetit, nëpërmjet monitorimit mundësohet edhe siguriafizike e pajisjeve të informatike.
  • • Aksesimi në sistemin kompjuterik te Institucionit , akseset për brenda rrjetit dhe nga interneti janë të autorizuara dhe të menaxhuara nga Zyra e IT-së. Ato u jepen personave përkatës me qëllim të kryerjes së detyrave të caktuara në mënyrë të sigurtë. Perpjekjet për hyrje të pa-autorizuara refuzohen automatikisht.
  • • Aksesimi në internet është i rregulluar në bazë të kategorisë së faqeve. Sistemi I filtrimit të web-it parandalon qasjen e përdoruesve në faqe të dëmshme dhe të padëshiruara.
  • • Në aspektin e ruajtjes dhe fshehtësisë së të dhënave,Zyra e IT-së është përgjegjëse për marrjen e veprimeve të duhura në perputhje me politikën e KU Wisdom për të ofruar sigurinë e duhur .
  • • Departamenti i IT-së është përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ndeshen përdoruesit e sistemit.