Rreth Nesh - Rektori

Prof.Dr. LUSH PERPALI

Prof.Dr. Lush Perpali ka mbaruar studimet universitare për Ekonomi Financë me “Medalje të Artë” . Ka marrë Titullin Akademik “Profesor” me Vendim Nr. 13 datë 10.04.2009 të Komisionit të Vlersimit të Titujve Akademik të Republikës së Shqipërisë, pasi vite më parë kishte marrë titullin Akademik “Profesor i Asociuar dhe Gradën Shkencore “Doktor”, nga Komisioni Shtetëror i Kualifikimit Shkencor , Ai mban gjithshtu titullin “Ambasador i Paqes” (Ambassador for Peace) - dhënë nga Federata Ndërkombëtare për Paqen në Botë. (International Federation for World Peace)

Prof.Dr. Lush Perpali, ka kryer detyra shumë të rëndesishme në drejtimin e shtetit shqiptar si Zv/ Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe dy herë anëtar i Këshillit të Ministrave të R.SH, Sekretar Shteti në Ministrinë e Brëndëshme në qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997 si dhe Sekretar Shteti për Pushtetin Lokal në qeverinë pasardhëse në vitin 1998. Eshtë zgjedhur disa herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga zona elektorale në rrethin e Tropojës dhe nga zona elektorale në Tiranë.


Aktiviteti i pasur i Prof. Dr. Lush Perpali paraqitet edhe në fushën akademike si profesor për 12 vjet në Fakultetin ekonomik të Universitetit Bujqësor Tiranë dhe në shkollën pasuniversitare në fakultetin ekonomik të Universitetit të Tiranës. Më vonë ka vazhduar mësimdhënjen në universitete me kohë të pjesëshme edhe për disa vite të tjera, duke qënë vazhdimisht i lidhur me veprimtarite akademike-universitare, pavarsisht nga funksionet e larta publike që ka kryer. Si profesor në universitet ka qënë titullar në disa lëndë mësimore, dhe ka kryer udhëheqje shkencore në disa tema për studime pasuniversitare për marrje gradash shkencore, ashtu sikurse ka bërë recensa dhe oponenca për disa punime të tilla. Ka marrë pjesë disa herë në komisionet e vlersimit për titujt akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe për gradat shkencore “Doktor i Shkencave”.


Prof.Dr. Lush Perpali ka botuar me bashkëautor disa tekste universitare, dhe parauniversitare. Ai ka botuar disa libra-monografi si: Cështje të Konkurrencës në Ekonomi “Ideart“ Tiranë 2006, 2-Probleme të analizës së trguesve ekonomik, Shtëpia botuese “Mihal Duri”, Tiranë 1988, 3-Probleme të rëndimentit të punës në ekonomitë bujqësore, Tiranë 1989. 4-Metoda për studimin e efektivitetit në ekonomi, Shtëpia Botuese “Marin Barleti”, Tiranë 2004. 5- Kohë të vështira tranzicioni, Shtëpia Botuese “Marin Barleti”, Tiranë 2004 si dhe ka mjaft artikuj shkencor dhe kumtesa të botuara dhe mbajtura brënda dhe jashtë vëndit. Ka marrë pjesë në realizimin e studimeve të shumta si në rrang kombëtar ashtu edhe atë dikasterial. Prof.Dr Lush Perpali ka kontribuar në ngritjen e institucioneve të pavarura si në Shqipëri dhe Kosovë. Ka qënë zv/Kryetar i Komisionit Shqipëtar të konkurrencës (për një periudhë ka kryer edhe detyrën e Kryetarit) në vitet 2004-2009. Ndërsa në Republikën e Kosovës në kuadrin e projekteve ndërkombëtare për ngritjen e institucioneve të këtij shteti të ri, ai ka qënë ekspert ndërkombëtar ku ka kontribuar në ngritjen dhe vënjen në punë të Komisionit Kosovar të Konkurencës si institucion i pavarur i krijuar me ligj, në vitet 2011-2013. Ai aktualisht është Rektor i Kolegjit Universitar “Wisdom” Tiranë.