Organizimi Akademik - Programet e studimit

Cikli i I i studimeve

Bachelor ne Drejtesi

Programet e studimeve të ciklit të parë në drejtësi mundësojnë përgatitjen e studentëve duke filluar, që nga lëndët e formimit bazë deri tek lëndët më të shtjelluara dhe më specifike; zotërimin e shkencës juridike si në aspektin teorik ashtu dhe në atë të zbatimit praktik; integrimin e mësimdhënies, kërkimit dhe shërbimeve në mënyrë të tillë që të pasurojnë përvojën e të nxënit.

Bachelor ne Psikologji

Programi i studimit Bachelor në Psikologji në Kolegjin Universitar “Wisdom” është hartuar në përputhje me nevojat e kohës dhe për t’iu përgjigjur aspiratave për një shoqëri të zhvilluar e të integruar në strukturat evropiane. Ai i referohet përvojave më të mira të mendimit shqiptar si dhe institucioneve akademike të vendeve të zhvilluara.

Bachelor ne Menaxhim Biznesi

program bashkëkohor i dizenjuar në përshtatje me konceptin modern të mësimdhënies, për të krijuar një shtresë të aftë manaxheriale në Shqipëri.

Bachelor ne Finance Banke

program bashkëkohor i dizenjuar në përshtatje me konceptin modern të mësimdhënies, për të krijuar një shtresë të aftë financierësh si dhe specialistësh të sektorit bankar në Shqipëri.

Cikli i II i studimeve

Master i Shkencave
"E Drejte Civile dhe Tregtare"

Programi i studimeve të ciklit të dytë Mastër i shkencave në “E drejtë civile dhe tregtare”,mundëson një njohje të konsoliduar të themeleve të kulturës juridike vendase dhe evropiane, si në planin historik, ashtu edhe në atë doktrinar dhe praktik. Ky program mundëson studimin e të drejtës private, duke zhvilluar aftësitë interpretuese të nevojshme për zgjidhjen e problemeve në zbatimin e së drejtës.

Master i Shkencave
"E drejte Penale"

Programi i studimeve të ciklit të dytë Mastër i shkencave në “E Drejtë Penale”, mundëson zhvillimin e ekspertizave studimore në Krimin e Organizuar, Terrorizmin Ndërkombëtar, të Drejtat e Njeriut, si dhe të Drejtën e Luftës dhe Konfliktin e Armatosura. Qëllimi i këtij programi është që të pajisen studentët me njohuri të shkëlqyera dhe me shkathtësi në të shkruar dhe analizimin e së Drejtës Penale.

Master i Shkencave
"Psikologji Shkollore dhe Edukimi"

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore, Departamenti i Psikologjisë, synon të ruajë dhe forcojë imazhin aktual si një institucion i besueshëm dhe serioz, i cili përgatit studentë cilësorë, duke i mundësuar të jenë konkurrues në tregun e punës. Vizioni dhe misioni i Fakultetit realizohet në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet zhvillimit efektiv dhe efikas të programeve të studimit në nivel bachelor dhe në nivel master.