Prezantimi i 'Jo vetëm "Hymni i Flamurit"'

Prezantimi i 'Jo vetëm "Hymni i Flamurit"'

22 Tetor 2015 SH.L.U.J. 'Wisdom University' pati kënaqësinë të priste në ambjentet e saj Z. Paolo Muner, autor i librit, `Jo vetëm "Hymni i Flamurit", prezantimi i të cilit u realizua nga Z. Artan A. Lame dhe u sponsorizua për botimin dygjuhësh, shqip dhe italisht nga SH.L.U.J. 'Wisdom University'.
Jemi të lumtur që kontribuam në publikimin e këtij thesari nga një hulumtues i huaj, i cili me shumë përkushtim i dedikoi vitet e jetës së tij studimeve për Shqipërinë! Falenderojmë të gjithë të pranishmit në këtë ngjarje me vlerë, në mënyrë të veçantë falenderojmë Rektorin e Nderit, Z. Paolo Foresti, i cili na nderoi me praninë e Tij!