Info Day

Info Day

Instituti për Kërkim dhe Zhvillim WISDOM” (IKZHW) në bashkëpunim me Agjencinë e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) ,më datë 16 Maj 2016, ora 11:00 , në ambientet e SHLUJ “ WISDOM University” organizuan Ditën Informative “INFO DAY” mbi Programet Evropiane të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, që financojnë dhe mbështesin Kërkimin Shkencor nga KE.
U prezantua Programi Horizon 2020 me fushat tematike dhe specifike, ku fokusi ishte tek Thirrjet e Shkencave Sociale, gjithashtu u fol edhe për Programin Marie Skłodowska-Curie
Si dhe për Rrjetin Euraxess që mbështet lëvizshmërinë dhe rritjen e tregut të përbashkët të punës Europiane për Kërkuesit Shkencorë