Portal

Aktiviteti i dates 09.02.2018

{“text”:”

Më datë 09.02.2018 në kuadër të diskutimeve dhe mbledhjeve periodike që organizohen rregullisht, në ambjentet e Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore, pranë Kolegjit Universitar ”Wisdom” u organizua një takim i stafit akademik të Departamentit të Ekonomisë me studentët si dhe në prezencën e Njësisë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë. Fokusi i këtij takimi ishte inkurajimi i studentëve që të përfshihen në jetën institucionale dhe vendimarrëse të
Fakultetit.  Diskutimet u orientuan rreth ecurisë së procesit mësimor, opinionet e studentëve, sugjerimet dhe problematikat e tyre gjatë semestrit të parë. Shumë përparësi në diskutim iu dha edhe praktikave mësimore si kusht thelbësor për formimin profesional. Qëllimi final në këtë takim mbetet evidentimi dhe marrja e masave për një mbarëvajtje sa më të mirë të procesit mësimor, si dhe qëllimi për t`ju qëndruar sa më pranë studentëve përgjatë këtij viti akademik.

“,”image”:”15844.jpeg?s=609204″,”video”:null,”video_description”:null,”gallery”:null,”gallery_type”:null,”image_location”:”top”}