Rreth Nesh - Misioni & Vizioni

Wisdom

Misioni

Kolegji Universitar “Wisdom” ka për mision :
zhvillimin e arsimit dhe shkencës, në shërbim të lirisë e diversitetit të ideve, për ndërtimin dhe konsolidimin e shoqërisë demokratike dhe shtetit ligjor, për zhvillimin e ekonomisë, për rritjen e mirëqënies e dinjitetit njerëzor, të realizuara me veprimtari të ligjshme dhe transparente.Traditat më të mira morale, kulturore, historike, arsimore dhe shkencore të vendit, janë baza e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të ndërthurura me standartet dhe arritjet më të mira botërore përgjithësisht e ato europiane, në veçanti.
Misioni i tij është t’u japë studentëve një edukim cilësor, duke integruar rezultatet e një kërkimi shkencor të vlefshëm, që t’i shërbejë dijes së shoqërisë shqiptare nëpërmjet mësimdhënies, kreativitetit, përdorimit të arritjeve më të mira të shkencës, si dhe partneriteteve me tregun e punës e atyre ndërkombëtare.
Të jetë një qendër për zhvillimin e dijes në shoqërinë shqiptare, një qendër ekselence në formimin akademik të studentëve tanë, një qendër ekspertize të specializuar në fushën e studimeve juridike, shoqërore dhe ekonomike, si dhe njëqendër ekselence për kërkimin shkencor bazë dhe të zbatuar. Programet e studimeve mundësojnë një njohje të thelluar të aspekteve më të rëndësishme të së drejtës, fushave të shkencave shoqërore dhe ekonomike, si brenda vendit ashtu edhe në nivel europian e më gjerë parë këto jo vetëm në këndvështrimin historik të zhvillimit të tyre por edhe atë institucional dhe praktik.
Veprimtaritë formuese kryesore të programeve të studimit janë: leksionet, seminaret, ushtrimet, punët individuale, praktika profesionale, mentorimi akademik, organizimi i leksioneve dhe seminareve nga profesorë të ftuar ndërkombëtar dhe kombëtar etj.
Veprimtari të tjera mbështetëse si: organizimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i aktiviteteve shkencore, nxitja e publikimeve nga studentët, realizimi i botimeve të ndryshme, organizimi i tryezave dhe sesioneve të ndryshme profesionale dhe shkencore, lehtësimi i shkëmbimit të studentëve nëpërmjet marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në nivel Fakulteti por edhe Institucional etj.

3D Beach Art | Meghna

Vizioni

Vizioni i Kolegjit Universitar "Wisdom" është që të jetë një institucion elitar i arsimit të lartë në vend dhe rajon për të qenë alternativa e parë e edukimit dhe kërkimit shkencor për shqiptarët kudo që ndodhen.
Kolegji Universitar “Wisdom” synon të shndërrohet në një institucion arsimor me karakter ndërkombëtar, duke ofruar mundësi studimi jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të huajt, duke kontribuar në promovimin e Shqipërisë si një qendër rajonale e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.