Rreth Nesh - Klinika Ligjore Wisdom

3D Beach Art | Meghna

Objekti dhe fusha e veprimtarisë se Klinikes Ligjore Wisdom

Qëllimi i organizatës është:
- Angazhimi i studentëve të Kolegjit Universitar "Wisdom" në praktika mësimore, trajnimin e tyre nëpër seminare, organizimin e konferencave, lëshimin e çertifikatëve për këto trajnime, ofrimin e konsulencës juridike për personat të cilët janë në pamundësi ekonomike dhe me probleme sociale etj.
- Klinika ofron përfaqësim juridik (avokator) në:
a) të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë;
b) të gjitha prokuroritë e Republikës së Shqipërisë;
c) në zyrat e Republikës së Shqipërisë dhe në çdo zyrë tjetër që i përfaqësuari do të ketë nevojë.
- Studimi i gjithanshëm i veprimtarisë së pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, apo dhe më gjerë.
-Studimi i gjithanshëm i shërbimeve juridike ne Republikën e Shqiperisë, apo dhe më gjërë, që kanë të bëjnë, me ofrimin e shërbimeve në fushën e Avokatisë, Noterisë, Ndërmjetësimit, Arbitrazhit dhe Shërbimit Përmbarimor.
-Studimi i gjithanshëm i sistemit të qeverisjes qëndrore dhe vendore ne Republikën e Shqiperisë, apo dhe më gjërë.
-Bashkëpunimi me organet e pushtetit qëndror dhe vendor, për të përmisuar cilësinë juridike të vendimarjeve admistrative dhe gjyqësore.
-Grumbullimi rreth saj i të gjitha forcave të shoqërisë, që duan dhe kërkojnë integrimin europian të pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, që duan dhë kërkojnë efiqensë në shërbimin që u ofrohet atyre nga fersona fizik dhe juridik që ofrojnë shqërbimet juridike në Republikën e Shqipërisë.
- Trajnimi i shërbimeve juridike ne Republikën e Shqiperisë, apo dhe më gjërë, dhe ofrimi i trajnimeve shkencore për personat fizik e juridik që ofrojne sherbime jurudike dhe që kanë të bëjnë, me ofrimin e shërbimeve në fushën e Avokatisë, Noterisë, Ndërmjetësimit, Arbitrazhit dhe Shërbimit Permbarimor.
- Bashkepunimi me organet e pushtetit qëndror për trajnimin e punonjësve në këto institucione.
- Bashkepunimi me organet e pushtetit vendor për trajnimin e punonjësve në këto institucione dhe ofrimin e trajnimeve në organet e qeverisjes vendore, trajnimin e anëtrave të këshillave të komunave dhe bashkive për procedurën e vendimarjeve, trajnimi i anëtareve te pleqësive të fshatrave, dhe kryetarëve të pleqësisë për kopetencat dhe vendimarjet e tyre.
-Nxitja e ndërmarrjes së studimeve në fushën e Avokatisë, Noterisë, Ndërmjetësimit, Gjyqësorit, Shërbimit Permbarimor, Jurispudencës në përgjithësi dhe Qeverisjes qëndrore e vendore.
-Vendosja e lidhjeve të vazhdueshme me të gjithë studiuesit në vend, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Arvanitas, Arbëresh dhe diasporë si dhe të huaj, që merren me çështjen e studimit të jurisprudencës.
-Ndërmarrje e projekteve studimore në fushën e trajtimeve dhe shërbimeve juridike, duke pasur ndër qëllimet e saj dhe ofrimin falas të këtyre shërbimeve juridike në fushën e konsulencës juridike, avokatisë, noterisë, ndërmjetësimit, arbitrazhit dhe kurseve të ndryshme studimore ne fushen e jurispudencës.
-Organizimi i veprimtarive shkencore, takimeve, diskutimeve, simpoziumeve, konferencave etj. me pjesëmarrje të gjerë të studiuesve të ndryshëm nga vendi dhe bota,mbi problemet e trajtimeve dhe shërbimeve juridike.
-Pjesëmarrja në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare për këto probleme.
-Lidhja me institucionet shkencore dhe arsimore, universitetet dhe shkollat e vendit për bashkërendimin e punës lidhur me trajtimet dhe shërbimet juridike.
-Botimi i krijimeve të ndryshme, referateve, artikujve, librave etj. me temë nga Shërbimet Juridike.
-Vendosja e lidhjeve me Organizata jo-fitimprurëse të ngjashme ose të përafërta në programe, për të koordinuar veprimtarinë me to.
-Organizata jo-fitimprurese “KLINIKA LIGJORE WIDSOM” të paktën çdo vit, do të organizojë konferencën e saj shkencore me pjesëmarrje të gjerë të studiuesve nga vende të ndryshme për Shërbimet Juridike.