F.Sh.E.Sh - Kerkimi Shkencor

3D Beach Art | Meghna

Kerkimi Shkencor

Kërkimi Shkencor si një sektor i një rëndësie të veçantë në vendet në zhvillim, siç është edhe vendi ynë, është kthyer në një prioritet kombëtar dhe është rrokur menjëhershëm nga politikat dhe strategjitë e Kërkim-Zhvillimit të Kolegjit Universitar `Wisdom`. Me motivacionin për përmbushjen e misionit mbi kërkimin shkencor sipas legjislacionit në fuqi dhe frymës elitare në shkencë, në institucion është ngritur infrastruktura e nevojshme lidhur me këtë sektor, përkrah strukturave të tjera akademike. Njësia Shkencore dhe e Marrëdhënieve me Jashtë, respektivisht për Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore, është krijuar me qëllimin e posaçëm për të realizuar tregues të matshëm në fushën e Kërkimit Shkencor. Synimet e fushë veprimit të kërkimit shkencor reflektohen në forma të njohura të publikimit të arritjeve në këtë fushë, ku vëmendje kryesore marin botimet nën logon e institucionit, përfitimi i të drejtave të autorësisë të revistave shkencore sipas standarteve ndërkombëtare të botimeve për artikujt shkencorë, organizimi në formë periodike i aktiviteteve kërkimore-shkencore me pjesëmarrjen e figurave të shquara në shkencë, si dhe realizimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe memorandumeve të mirëkuptimit me institucione dhe agjensi të profileve të mirëfillta të kërkimit shkencor. Në linjë me të tilla struktura dhe në ndjekjen me rigorozitet të prioriteve kombëtare dhe risive ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor, institucioni bën politika kërkimore dhe zhvillimore, në funksion të integrimit të rolit të shkencës në procesin e mësimdhënies, me fokus Programet e Studimit në institucion dhe studentët e tij. Misioni i kërkimit shkencor është qendra dhe forca e gravitetit akademik në Kolegjin Universitar `Wisdom`.