Fakulteti i Drejtesise - Kerkimi Shkencor

3D Beach Art | Meghna

Kerkimi Shkencor

Kërkimi Shkencor Prioritetet e kërkimit shkencor në nivel institucional janë të parashikuara në një ndër dokumentet më të rëndësishëm në nivel institucional siç është: Plani Strategjik i Zhvillimit të Kolegjit Universitar “Wisdom (”ShLUJ “Wisdom University” 2012 – 2017). Në kuadër të kësaj Strategjie si pjesë e rëndësishme e misionit të Kolegjit Universitar “Wisdom është: Të krijojë, të zhvillojë, të përhapë, të konsolidojë dhe të mbrojë një bazë të gjerë dhe të përshtatshme dijesh në shërbim të vendit me anë të mësimdhënies, të kërkimit shkencor, si dhe të shërbimeve të tjera në shkencat juridike, ekonomike dhe shoqërore në përshtatje me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike në vend. Nga ana tjetër po në këtë dokument strategjik parashikohet në lidhje me kërkimin shkencor se Kolegji Universitar “Wisdom i vetëdijshëm për rolin parësor të kërkimit shkencor dhe për rëndësinë parësore për zhvillimin e mëtejshëm të shkencës në funksion të zhvillimit të vendit, etj., do të organizojë në mënyrë periodike aktivitete shkencore dhe do të përqendrohet: • në hartimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme shkencore; • në përkrahjen e projekteve të kërkimeve individuale apo kolektive të stafit akademik; • në realizimin e lidhjes së kërkimit shkencor me procesin mësimor; • në kultivimin dhe forcimin e aktiviteteve të kërkimit shkencor; • në vendosjen e marrëdhënieve bashkëpunuese me institucione të tjera të arsimit të lartë dhe ato të kërkimit shkencor në veçanti, vendase dhe të huaja. Kolegjit Universitar “Wisdom do të organizojë konferenca dhe seminare shkencore duke: • siguruar hapësira botimi të punëve kërkimore; • ruajtur bashkëpunim me universitete; • dhe duke promovuar vlerat studimore përmes dhënies së çmimeve sipas çdo merite. Në qendër të vëmendjes do të jetë zbatimi i një politike më rigoroze përsa i përket etikës së kërkimit shkencor, sidomos lidhur me respektimin e të drejtave të autorit dhe të probleme të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me studentët si brezi i ardhshëm i kërkuesve shkencor, si dhe me stafin akademik. Kolegjit Universitar “Wisdom” ka realizuar me sukses të botojë një revistë shkencore periodike e cila është shndërruar në një zë të rëndësishëm të kërkimit shkencor në Institucionin tonë.