F Sh E & Sh - Departamenti i Psikologjise

3D Beach Art | Meghna

Misioni
Programi i studimit Bachelor në Psikologji në Kolegjin Universitar “WISDOM” është përgatitur në përputhje me nevojat e kohës dhe për t’iu përgjigjur aspiratave për një shoqëri të zhvilluar e të integruar në strukturat evropiane. Ai i referohet përvojave më të mira të institucioneve akademike të vendeve të zhvilluara.

Vizioni
Ky program studimi sjell disa risi në formimin akademik të specialistëve të psikologjisë, në përputhje me kërkesat e Kartës së Bolonjës, Ligjit të Arsimit të Lartë dhe përvojës së drejtpërdrejtë të universiteteve partnere nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu Programi bachelor në “Psikologji” do të sjellë risi në mënyrën e aftësimit dhe të përgatitjes së studentëve, nëpërmjet një gërshetimi të mirorganizuar të anës teorike me praktikën në kushte dhe mundësi fizike bashkëkohore. Departamenti, nëpërmjet programeve e kërkimit shkencor, do të përgatisë profesionistë të aftë për tregun e punës në kushtet e një shoqërie globale dhe zhvillimi të shpejtë të teknologjive moderne që kanë përfshirë fushën e psikologjisë .

Programi Bachelor në “Psikologji” ka këto objektiva të përgjithshme:

  • 1) Formimin akademik të specialistëve të Psikologjisë, për t’iu përgjigjur kërkesave të zhvillimit ekonomik dhe social të shoqërisë shqiptare, në kontekstin e zhvillimeve bashkëkohore evropiane e globale.
  • 2) Të përgatisë specialistë me koncepte dhe aftësi teorike e metodologjike për studimin me këndvështrimin dhe metodat konkrete të psikologjisë. Ai synon përgatitjen e dyfishtë, si profesionistë të fushave relativisht të reja dhe si qytetarë aktivë të një shoqërie demokratike.
  • 3) U ofron studentëve dije, njohuri dhe ekspertizë të konsiderueshme për një punë të thelluar kërkimore e aplikative, për një punë të kualifikuar në trajtimin e zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve të ndërlikuara të jetës shoqërore.

Shërbimet:

  • • Workshope
  • • Trajnime
  • • Asistence realizimi (Cv, Letër motivimi etj)
  • • Organizim i strukturave Studentore
  • • Informim mbi mundësitë e studimeve
  • • Informim mbi mundësitë e bursave
  • • Informim mbi mundësitë e praktikave, internshipeve
  • • Informim mbi mundësitë e punesimit
  • • Erasmus Plus
  • • Panair Karriere
  • • Programet e studimit pèr Maturantët dhe Standartet e Istiticionit

- Sfida jonë është të vendosnim sa më shumë bashkëpunime me subjekte të ndryshme private dhe shteterore që ofrojnë mundësinë e përqasjes më në tregun e punës.

Aktivitetet
Zyra e Karrierës dhe Jetës organizon një sërë aktivitetesh gjatë vitit akademik, të cilat janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me studentët e Kolegjit Universitar “Wisdom”
Disa prej aktiviteteve që Zyra organizon janë si më poshtë:
• Workshope
• Trajnime
• Info Day
• Takime dhe Leksione të Hapura
• Shkolla Verore
• Panairi i Karrierës
Ne besojmë që Karriera profesionale dhe integrimi në tregun e punës , nis që në bankat e Universitetit.Për një Karrierë të Suksesshme duhet të marrësh dhe këshillat e duhura,.Duke u nisur që nga zgjedhja e degës që të përshtatet me prirjet, zgjedhja e lëndëve apo literaturës, trajnimet e ndryshme dhe përgatitja për tregun e punës. Në këtë kuadër Zyra e Karrierë dhe Jetës Studenore luan një rol të rëndësishëm pranë Istitucionit tone.