F Sh E & Sh - Departamenti i Ekonomise

3D Beach Art | Meghna

Misioni
Misioni i Departamentit të Ekonomisë, si pjesë integrale e misionit të përgjithshëm të SHLJU “ Wisdom University “ - është ti ofrojë tregut të punës vendas dhe botëror një produkt cilësor, duke formuar specialistë dhe menaxherë të biznesit me njohuritë më të mira, më të reja dhe të azhornuara në vijimësi, sipas eksperiencave më të përparuara ndërkombëtare dhe vendase duke ofruar për rrjedhojë një mësimdhënie të niveleve që synojnë cilësinë dhe standartet e larta.

Vizioni
Vizioni i Departamentit të Ekonomisë lidhet ngushtësisht dhe është njëkohësisht shprehje konkrete e vizionit të gjithë institucionit, SHLUJ Wisdom University, i cili synon arritjen e standarteve më të larta, të njohura edhe ndërkombëtarisht si të programeve që ofron, ashtu edhe të performancës së stafit të tij, me synimin e sigurimit të cilësisë si objektiv kryesor dhe që lidhet edhe me misionin e këtij insitucioni

Programet “ Bachelor në Menaxhim-Biznesi” dhe “ Bachelor në Financë –Bankë të atashuar në Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Shoqërorë të SHLJU “ Wisdom University “ i referohen kurseve të studimeve në menaxhim dhe financë që kanë një përmbajtje të zgjedhur me kujdes dhe objektiva specifike arsimore

Të japin parimet bazë të teorisë së menaxhimit dhe financnave të biznesit

  • • të zhvillojnë parimet e biznesit dhe metodat e matjes dhe qeverisjes në terma sasiorë të kompanisë,firmës, organizatës
  • • të përcaktojnë modelet dhe mjetet e analizës për të përballur me shpirt kritik çështje që lidhen me qeverisjen ekonomike të kompanisë,firmës, organizatës.