Fakulteti i Drejtesise - Departamenti i Te Drejtes Publike

Wisdom

Departamenti i të Drejtës Publike është njësi bazë e zhvillimit të mësimdhënies dhe të punës kërkimore-shkencore të fakultetit, i cili përfshin fusha kërkimi të përafërta dhe grupon disiplinat mësimore respektive. Departamenti nxit, programon, bashkërendon, zhvillon, organizon dhe administron veprimtarinë e mësimdhënies dhe atë kërkimoreshkencore, në varësi të llojit të institucionit. Ai është përgjegjës për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Drejtësi” dhe të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”.

Programi i studimit “Bachelor në Drejtësi”
Programi i studimeve “Bachelor në Drejtësi” në Kolegjin Universitar "Wisdom" mundëson një njohje të thelluar të aspekteve më të rëndësishme të së drejtës, si brenda vendit ashtu edhe në nivel europian e më gjerë parë këto jo vetëm në këndvështrimin historik të zhvillimit të tyre por edhe atë institucional dhe praktik. Ky program mundëson studimin në fushat e të drejtës publike dhe private, duke zhvilluar aftësitë logjike dhe interpretuese në zgjidhjen e çështjeve që rrjedhin nga dhe gjatë procesit të zbatimit të së drejtës.
Veprimtaritë formuese kryesore të këtij programi studimi janë: leksionet, seminaret, ushtrimet, punët individuale, praktika profesionale, mentorimi akademik, organizimi i leksioneve dhe seminareve nga profesorë të ftuar ndërkombëtar dhe kombëtar etj. Veprimtari të tjera mbështetëse si: organizimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i aktiviteteve shkencore, nxitja e publikimeve nga studentët, realizimi i botimeve të ndryshme, organizimi i tryezave dhe sesioneve të ndryshme profesionale dhe shkencore, lehtësimi i shkëmbimit të studentëve nëpërmjet marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në nivel Fakulteti por edhe Institucional etj.

Programi i studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”
Studentët që do të diplomohen në programin e studimit Master i Shkencave në të Drejtën Penale do të kenë një profil profesional të orientuar drejt njohurive të posaçme në të Drejtën Penale. Njohuritë që do të mundësojnë lëndët si filozofia e së drejtës, të drejtat e njeriut, e drejta informatike si dhe lëndët me karakter krahasues do të bëjnë të mundur që studentët të marrin njohuri të thella të përgjithshme në funksion të kuptimit sa më të mirë dhe të plotë të problemeve objekt kryesor studimi. Posaçërisht, njohuritë në fushim e të drejtave të njeriut, në kohën e sotme kur ato janë pjesa me thelbësore e politikës kombëtare dhe ndërkombëtare dhe duke pasur parasysh rëndësinë e tyre të posaçme si dhe lidhjen e qenësishme dhe të pandashme me procesin penal e bën këtë program jo vetëm më tërheqës, por edhe të orientuar drejt në raport me proceset integruese euro-atlantike të vendit tonë. Studenti që do të diplomohet në këtë program studimi mund të punojë kryesisht si praktikant i së drejtës penale si p.sh. avokat, oficer i policisë gjyqësore, oficer i shërbimit të provës, oficer i zbatimit të vendimeve penale etj. Përveç këtyre grupe, në këtë program mund të regjistrohen edhe ato grupe të cilat kanë dëshirë të thellojnë njohuritë e tyre profesionale në fushën e të drejtës penale si Prokurorë, Gjyqtarë etj si dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet e tyre akademike për marrjen e gradës doktor.