Fakulteti i Drejtesise - Departamenti i Te Drejtes Private

Wisdom

Departamenti i të Drejtës Private është njësi bazë e zhvillimit të mësimdhënies dhe të punës kërkimore-shkencore të fakultetit, i cili përfshin fusha kërkimi të përafërta dhe grupon disiplinat mësimore respektive. Departamenti nxit, programon, bashkërendon, zhvillon, organizon dhe administron veprimtarinë e mësimdhënies dhe atë kërkimoreshkencore, në varësi të llojit të institucionit. Ai është përgjegjës për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Drejtësi” dhe të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”.

Programi i studimit të ciklit të dytë Mster i Shkencave “E Drejtë Civile dhe Tregtare”
Studentët që do të regjistrohen në këtë program studimi duhet të kenë përfunduar studimet universitare brenda dhe jashtë vendit për drejtësi sipas sistemit të Bolonjës. Po ashtu, duke qenë se ky program është i orientuar drejt thellimit të njohurive profesionale dhe akademike, kërkon me doemos që studentët që do të regjistrohen në këtë program të kenë një formim kulturor dhe profesional të dukshëm të mirë. Një avantazh për studentët që do të mund të regjistrohen në program do të ishte njohja e një apo disa prej gjuhëve të huaja si vijojnë: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht dhe Spanjisht. Në këtë mënyrë këto studentë do të kenë mundësi të shfrytëzojnë literaturën bashkëkohore moderne e cila disponohet kryesisht në gjuhët e përmendura. Veç kësaj, studentët që do të regjistrohen në këtë program studimi duhet të planifikojnë një karrierë profesionale dhe akademike të përqendruar në fushën e të Drejtës Civile dhe Tregtare. Profili i studentëve që do të diplomohen në këtë program do të jetë i përshtatshëm sidomos për praktikantët e të drejtës, për ata që do të punojnë pranë shoqërive tregtare, si dhe pranë institucioneve shtetërore të cilat mbulojnë çështje të së drejtës civile dhe tregtare, përfshi organizma ndërkombëtare.