Administrata - Burimet Njerezore

3D Beach Art | Meghna

Burimet Njerezore

Zyra e Burimeve Njerëzore ndjek një politikë të Burimeve Njerëzore, e cila është një grup rregullash dhe rregulloresh sistematike, që udhëzon se si duhen trajtuar Burimet Njerëzore pranë këtij Institucioni arsimor, çfarë të drejtash e përgjegjësish kanë ato dhe çfarë të drejtash e përgjegjësish kanë menaxhuesit. Parimi kryesor i përcaktimit me efektivitet të pritshmërive, është të sigurohet se rregullat dhe rregulloret janë të drejta, të arsyeshme, dhe të administruara me paanësi. Përgjegjësia kryesore e funksionit të Burimeve Njerëzore pranë këtij Institucioni është që në bashkëpunim me strukturat akademike dhe administrative të rekrutojë, përzgjedhë dhe zhvillojë personelin për t’i përmbushur nevojat dhe kërkesat e procesit të mësimdhënies . Procesi i rekrutimti të personelit bëhet sipas një politikë transparente në përputhje me aktet bazë të Institucionit duke u mbështetur tërësisht në meritat individuale të kandidatëve dhe përputhjen e tyre me kërkesat e vendit të punës.


Personeli përzgjidhet me konkurim, duke ndjekur këto hapa :
a) Identifikimin e nevojave për staf akademik
b) Shpallja e vendeve të lira
c) Shqyrtimi i dosjeve dhe intervistimi
d) Punësimi dhe procedurat administrative.

Traditat e mira të ketij Institucioni si dhe zgjerimi gjithnjë i madh i bashkëpunimit akademik e shkencor si brenda vendit ashtu edhe jashtë përbën një garanci të shëndoshë për ngritjen e mëtejshme të nivelit të politikave në rekrutimin e personelit.