Administrata - Bordi Administrimit

“Wisdom

Bordi i Administrimit, përbërja dhe organizimi i tij

1. Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të Kolegjit Universitar “Wisdom”, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij.
2. Për të realizuar misionin e tij, Bordi: a) i rekomandon administratorit të shoqërisë ndryshimet e nevojshme në infrastrukturë (mjedise mësimore dhe ndihmëse, teknologji të reja të mësimdhënies dhe edukimit, literaturë, etj.), në cilësi akademike (kualifikime të trupit akademik, trajtime financiare, krijim i lidhjeve me institucione homologe, etj) dhe në veprimtaritë e Kolegjit Universitar “Wisdom” (konferenca, takime, veprimtari publike, marketing, etj.), b) jep rekomandime dhe orienton shfrytëzimin sa më të mirë të buxhetit të dërguar dhe të mbrojtur në Bord nga Rektori, para miratimit përfundimtar të tij nga Administratori apo Asambleja e Ortakeve. c) udhëzon dhe orienton për rritjen e efektivitetit të veprimtarive publike dhe të procesit të marketingut që zhvillohet në kuadër të vetë Kolegjit Universitar “Wisdom”. d) brenda buxhetit vjetor të miratuar në mënyrë përfundimtare, i bën propozime administratorit për ndryshime dhe rregullime të domosdoshme të nivelit të pagesave të pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm, e) shqyrton dhe miraton politikat e përgjithshme operuese të Kolegjit Universitar “Wisdom”, politikat konkrete të mësimdhënies dhe rekrutimit të trupit akademik, programet jashtë mësimore të kërkimit, botimet mësimore-shkencore, trajnimet e ndryshme, kriteret e dhënies së granteve apo bursave të veçanta.
3. Bordi i Administrimit i Kolegjit Universitar “Wisdom” përbëhet prej 5 (pesë) anëtarë me të drejtë vote, ku bëjnë pjesë figura publike me përvojë, reputacion e kontribut në çështje administrative, ekonomike, social - kulturore, në fushën e arsimit të lartë dhe të shkencës. Anëtarët e Bordit të Administrimit miratohen nga Asamblea e Përgjithshme e Shoqërisë.

“Wisdom

4.Pesë anëtarë janë përfaqësues të shoqërisë “Wisdom”shpk, janë ekspertë të njohur nga fushat akademike, menaxheriale, ekonomike, juridike ose të pushtetit vendor, mund të jenë ortake të shoqërisë dhe emerohen nga administratori i shoqërisë “Wisdom”.
5. Rektori, drejtuesit e njësive kryesore, drejtuesit e njësive bazë dhe administratorët e institucionit dhe të njësive kryesore dhe bazë nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të Administrimit, por mund të ftohen të marrin pjesë në mbledhjet e tij.
6. Bordi, me propozim të administratorit të shoqërisë, zgjedh kryetarin e tij midis anëtarëve me të drejtë vote, me 3/5 e anëtarëve të tij. Kryetari drejton veprimtarinë e Bordit dhe mbledhjet e tij. Në mungesë të tij, këtë detyrë e kryen një anëtar i Bordit, të cilit i delegohet detyra, me gojë a shkrim, nga vetë kryetari. Mandati i kryetarit është dyvjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.
7. Bordi miraton edhe një sekretar. Sekretari nuk është anëtar i Bordit, por pjesë e stafit akademik, ndihmësakademik ose ndihmësadministrativ i Kolegjit Universitar “Wisdom”.
8. Bordi, gjatë veprimtarisë së tij, pas një këshillimi paraprak me Administratorin e Shoqërise dhe Rektorin, mund të krijojë struktura ndihmëse e komisione për çështje të veçanta dhe për kohë të caktuar.
9. Rektori dhe administratori i Kolegjit Universitar “Wisdom”, detyra e të cilëve nuk pajtohet me anëtarësinë në Bord, mund të marrin pjesë, pa të drejtë vote, në mbledhjet e Bordit, kur e vlerësojnë ata vetë, si dhe kur thirren nga ky Bord.