Studentet - Biblioteka

wisdom

Rreth Bibliotekes

Biblioteka Kolegji Universitar “Wisdom” u krijua në vitin 2008. Ajo është njësi ndihmëse e institucionit dhe i shërben, me literaturë e informacion, procesit mësimor, kulturor, edukativ, formimit profesional dhe veprimtarisë shkencore të tij. Biblioteka grumbullon, përpunon, ruan dhe vë në në shërbim të përdoruesve materiale bibliotekare në përshtatje me kërkesat arsimore, shkencore dhe kulturore të tyre. Siguron shërbim falas për studentët, personelin mësimdhënës e administrativ, në përputhje me rregulloren e bibliotekës. Biblioteka ofron kushte shumë të mira studimi dhe një fond të gjerë veprash jo vetëm në gjuhën shqipe,por dhe në gjuhë të tjera, është vënë në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik një numër i konsiderueshëm tekstesh bazë dhe literature ndihmëse. Biblioteka ofron për studentët një sërë shërbimesh si: shërbimin e informacionit e të huazimit, si dhe literaturën referuese lidhur me temat a subjektet e kërkuara nga përdoruesit e saj.Fondi i bibliotekës pasurohet vazhdimisht me literature bashkëkohore. Fondi i bibliotekës mbulon kryesisht fushat e drejtësisë, psikologjisë, ekonomisë, historisë, gjuhësisë, letërsisë, në gjuhë shqipe dhe të huaj. Gjithashtu, gjenden në bibliotekë tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse për studentet, përkthime të ndryshme, fjalorë, CD- ROM. Materialet bibliotekare janë regjistruar dhe përpunuar sipas kërkesave ligjore, IFLA (World Information and Information Congres) dhe Ligjit nr. 8576, datë 03.02.2006. “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe sipas, Klasifikimit Dhjetor Universal ( KDU) . Studentët dhe stafi akademik kanë akses në shfrytëzimin online të faqes elektronike. https://ebookcentral.proquest.com/libcentral/ wisdom l i instaluar në laptopët e sallës së leximit në bibliotekë. Faqa online u ofron të gjithë anëtarëve të bibliotekës mundësinë e të lexuarit, të studiuarit, dhe të eksploruarit online, sipas interesave të tyre të studimit, për të gjetur burime informacioni në fushën e tyre të studimit. Kjo sallë u vjen në ndihmë studentëve jo vetëm për studim, por edhe për fotokopje të materialeve të ndryshme bibliotekare. Në këtë sallë, përdoruesve të bibliotekës, u mundësohet jo vetëm aksesi në internet, por edhe përdorimi i 12 (laptopëve) dhe 12 kompjuterave te laboratori i katit te katert te Godina A dhe 12 kompjutera te tjere te laboratori i Godines C për përgatitjen e detyrave të kursit, apo punimeve të tezave të masterit. Biblioteka përditësohet vazhdimisht jo vetëm në fushat përkatëse të studimit (drejtësi, psikologji, ekonomik), por edhe në fusha të tjera të studimit e kërkimit shkencor me botimet shkencore si: Revista Periodike Shkencore “Wisdom” dhe Konferenca Kombëtare Shkencore, botime të “Wisdom Press”. Revistat Shkencore janë konceptuar për, t’i shërbyer stafit akademik e studentëve në funksion të formimit shkencor e profesional. U është bërë me dije studentëve për librat, që ata mund të studiojnë huazojnë, blejnë, apo anëtarësimit të tyre në bibliotekë, nëpërmjet njoftimeve të ndryshme të bibliotekës. Biblioteka e Kolegjit Universitar “Wisdom” shkëmben përvoja të ndryshme me biblioteka të tjera Akademike. Orari i bibliotekës është nga 08:30 deri 19:30.

wisdom

Ligjin për bibliotekën
Ketu (PDF)

Ligjin për Arsimin e Lartë
Ketu (PDF)

Ligji për të Drejtën e Autorit
Ketu (PDF)

Rregulloren e bibliotekes
Ketu (PDF)